Subscribe

Arrestohet Altin Marku, autor i dyshuar i plagosjes së Besnik Simonit, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë.

 

Simoni u qëllua me pistoletë teksa ishte duke ecur në rrugë. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, e më pas drejt atij të Traumës në Tiranë.

 

Shkak për plagosjen dyshohet se u bë një konflikt verbal që administratori, Besnik Simoni pati në zyrë me autorin.

 

Debati mes tyre vazhdoi dhe në ambientet e jashtme, çka degradoi më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *