Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës mëngjesin e kësaj të premteje pasi plagosi me armë gjahu pronarin e një furre buke.

 

Shtetasi I arrestuar është më inicalet S.T., banues në Kavajë.

 

Sipas policisë, ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç.

 

60 vjeçari momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

26 vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *