Gjykata e Milanos ka lënë në burg 45-vjeçarin shqiptar Minako M., i cili plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres së tij pak ditë më parë në Itali.

Për 45-vjeçarin rëndon akuza tentativë vrasje dhe posedim mallrash të vjedhura. Siç shkruajnë mediet e huaja,  shqiptari sulmoi partneren e tij, një grua ukrainase, gjatë një mosmarrëveshjeje të dhunshme në familje.

Kur shqiptari ka goditur partneren ka ndërhyrë fëmija i vogël i saj, një djalë 15-vjeçar, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tij nga dhuna. Në pamundësi për të ndaluar sulmin, i riu ka telefonua vëllain e tij të madh, 18 vjeç, i cili në atë moment ndodhej jashtë shtëpisë me disa shokë.

Kur djali i madh është kthyer në banesë i shoqëruar nga katër shokë, situata ka degraduar. Minako M., ka kapur armën dhe ka qëlluar të riun, duke e goditur në qafë.

Arma e përdorur, siç rezultoi nga hetimet, ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, për këtë arsye burri do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e posedimit të mallrave të vjedhura. Djali 18-vjeçar u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë. Fatmirësisht tashmë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *