E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi me armë 6-vjeçarin, arrestohet autori

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e autorit të dyshuar që plagosi me armë zjarri një fëmijë 6-vjeçar më Martanesh.

 

Menjëherë pas identifikimit policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar shtetasin Jetmir Koxheri orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Krastë.

 

Reklamë

Po ashtu uniformat blu kanë sekuestruar gjithashtu edhe një automatik tip “Kallashnikov”.

 

Sipas policisë, rreth mesnatës në orën 01:15, Koxheri teksa ka qenë në një lokal ka pasur një konflikt me shtetasin H.Rr., babain e 6 vjeçarit dhe shtetasin Sh.P.

 

Menjëherë pas konfliktit, 27 vjeçari është nisur drejt banesës së tij, ku ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasut H.Rr.

 

Si pasojë e plumbave ka mbetur i plagosur një fëmija, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë