Kronikë
Plagosi kushuririn, burg për ish efektivin e policisë

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin Flamur Karaj, i cili ka plagosur dy ditë më parë më Pezë kushëririn e tij, Enver Karaj.
Sipas informacioneve Karaj ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur edhe Enver Karaj, ku pas një debati verbal me të, Flamuri pa e menduar gjatë ka nxjerr armën e shërbimit dhe pa u menduar gjatë ka shtënë në drejtim të Enverit.
Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Ish-efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është pezulluar nga detyra.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




