Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në qytetin e durrësit. Gentian Kuqi, 50-vjeç ka plagosur me pistoletë komshiun e tij Mikel Spirollari, 40-vjeç.

Krimi erdhi pas konflikteve të vazhdueshme që ata kishin me njëri-tjetrin. Nga hetimet e para rezulton se 40-vjeçari Mikel Spirollari bënte zhurmë në shtëpinë e tij, duke shqetësuar fqinjin. Për pasojë, ky i fundit e ka qëlluar dy herë me pistoletë.

I dëmtuari është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa autori vijon të jetë në kërkim. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *