Aleko Myrtollari nuk ka konfirmuar dyshimet se xhelozia ishte shkak i plagosjes me thikë të bashkëshortes së tij. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij para hetuesve pas vetëdorëzimit, 46-vjeçari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

 

Ai pretendon se i ka kërkuar që të nisë punë, ndërsa bashkëshortja nuk ka pranuar duke shprehur se duhet që të punojë ai për të mbajtur familjen.

 

Sipas tij, kjo ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38-vjeçares, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.

 

Autori Aleko Myrtollari, sipas të dhënave i është shmangur policisë për 2 ditë rresht prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pasi ka parë që nuk ka mundur të fshihet për një kohë të gjatë.

 

Lëvizjet e vetme të autorit kanë qenë në banesat e të afërmve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *