E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet 17-vjeçari në Sarandë

Një 17-vjeçar është arrestuar në Sarandë ditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Butrinti”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari.

Reklamë

Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë