Kronikë
Plagosi babë e bir në protestën e opozitës, arrestohet 43-vjeçari

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës si një prej të dyshuarve për plagosjen e babë e bir në protestën e dy qershorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndalimi i shtetasit me iniciale Z.S. është bërë pas verifikimit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
Informacione bëjnë me dije se 43 vjeçari ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




