Një person është vënë në pranga dhe ndaj një tjetri ka nisur procedim penal, pasi dyshohet se janë autorët e plagosjes së adoleshentit mbrëmjen e së enjtes në shkodër.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër,ku  disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”,  dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

 

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *