Një 29-vjeçar u shpall në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së 44-vjeçarit Kujtim Meta në Lushnjë.

 

I riu Dorian Shurdhi, akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas policisë, identifikimi i 29-vjeçarit u bë pas hetimeve të kryera si dhe provave të mbledhura në vendngjarje.

 

Shkak dyshohet të ketë qenë përplasja mes grupeve kriminale.

 

Plagosja ndodhi në datë 20 prill të këtij viti në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *