E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi 35-vjeçarin me thikë, arrestohet autori në Cërrik

Një 51-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi plagosi një 35-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, teksa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës, një 35-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, si rezultat i inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Reklamë

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë