E hënë, 23 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosi 33-vjeçarin me armë zjarri, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në policinë e Dibrës autori i dyshuar I plagosjes me armë zjarri të një 33 vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë në qytetin e Peshkopisë.

 

Shtetasi A.Sh., 34 vjeç ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës për kryerjen e  veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019,  në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

 

Reklamë

Ndaj 34 vjeçarit Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”. Ai u vetëdorëzua pas ndërmjetësimit të familjarëve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë