Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Një 60-vjeçar, banues në lagjen Dobrovë të Peshkopisë, dyshohet se është dëmtuar gjatë punës në galeri. Dyshohet se ai është dërguar me një mjet privat në hyrje të spitalit të Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Pasi është konstatuar, minatori është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje koma. Kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin, ndërsa blutë e Dibrës mësohet se kanë ndaluar personin e dyshuar se ka lënë minatorin në dyert e spitalit.

 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e Dibrës, ku thekson se minatori është paraqitur në spital, por pa dhënë detaje mbi pretendimet e ngritura nga familjarët.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *