Një sherr mes dy familjeve në Berat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se policia ka ndërhyrë për të qetësuar sherrin dhe situata është agravuar ku efektivi Julian Xhihalili ka mbetur i plagosur me armën e tij të shërbimit në këmbë.

20-vjeçari është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” afër një lokali. Tre vëllezërit me mbiemrin Marini janë konfliktuar me çiftin Albert dhe Olta Meta.

Vëllezërit Marini njihen si problematikë në këtë zone. Dyshohet se shkak i sherrit të jetë bërë një faturë e papaguar në dyqanin e çiftit Meta.

Pasi ka ndërhyrë policia, tre vëllezërit kanë tentuar që t’i marrin armën e shërbimit policit. Dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe pë pasojë ka plagosur efektivin e policisë.

Uniformat blu ka shoqëruar në komisariat personat që u përfshinë në konflikt dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *