E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset një person në Theth

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Theth. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur 49-vjeçari Nazmi Topuzi, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekësve. Sipas policisë 49 vjeçari është plagosur sapo ka dale në oborrin e shtëpise në orën 6 e 30 minuta.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 49-vjeçari, ka qenë me pushime në shtëpinë e vjehrrit të tij në Theth në zonën e quajtur Okol. Ndërkohë nuk dihet autori i plagosjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë