E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset një 35-vjeçar në Fier, identifikohet autorit

Një 35-vjeçar është plagosur pasditen e së mërkurës në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen “11 janari”.

 

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.Rr, i cili pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë.

 

Reklamë

Ai u transportua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë