Vendi
Plagoset minatori në Bulqizë

Një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës këtë të Hënë në Minierën e Bulqizës. 28-vjeçari Artan Gjeka ka qenë duke punuar në nivelin 16 të minierës ne nje thellësi prej 1440 metra ku një masiv i madh shkëmbor e ka zënë poshtë duke i shkaktuar plagë të rënda. Është dashur një orë që trupi i të riut të nxirret në sipërfaqe e të transportohet me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Burime pranë bluzave të bardha të këtij spitali bëjnë të ditur se minatori kishte fraktura të mëdha në trup dhe kokë. Për këtë arsye ata e kanë parë të domosdoshme transportimin e tij për në spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




