Një minator ne Bulqizë u plagos rende paraditen e kësaj te shtune teksa ishte duke punuar. 53-vjeçari Pëllumb Gjeka u aksidentua ne nivelin e 16 te minierës ndërsa ishte duke kontrolluar frontin e punës.

 

Mësohet si minatori u godit nga një masiv shkëmbi i cili i shkaktoi plage te renda. Menjëherë 53-vjeçari u transportua për ne spitalin e Bulqizës dhe me pas për ne atë të  traumës ne Tiranë për te marre mjekimin e specializuar.

 

Burimet spitalore bëjnë te ditur se Gjeka është dëmtuar ne gjymtyrët e poshtme. Ky nuk është rasti i pare i aksidenteve qe ndodhin ne thellësitë e galerive te minierës se Bulqizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *