E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Plagoset me thikë nxënësja e shkollës 9 vjeçare në Pejë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të marte në Pejë të Kosovës. E plagosur ka mbetur një nxënëse në shkollën “8 Marsi”

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkollë.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Ëshët konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 44 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, tha Gashi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë