Kronikë
Plagoset me thikë një 24 vjeçar në Korçë

Një 24 vjeçar është plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë në Korçë me thikë nga dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, ku ka mbetur i plagosur i riu Armando Trimi.
Reklamë
Sipas policisë Trimi është plagosur me thikë nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Fatmirësisht i riu ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




