Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Risili të Vlorës, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona, pasi kanë konsumuar alkool në një nga lokalet e fshatit, janë zënë fillimisht me fjalë, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar dy herë në bark 27-vjeçarin.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.
/vizionplus.tv





