E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

I plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, nga Tirana.

Ai ka marrë një goditje me thikë në parakrah, dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin, Saliaj para policëve nuk ka dhënë shumë informacione lidhur me rrethanat e ngjarjes, pasi ishte në gjendje të dehur në momentin e plagosjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë