E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset me sende të forta 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur pas një konflikti. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Orikum-Vlorë pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”. Shtetasi D. K., banues në Radhimë, u plagos me sende të forta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

 

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë