Plagoset me kapsoll 9-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

4 ditë pas ndërrimit të viteve, një fëmijë në fshatin Markomataj të Lezhës, ka mbetur i plagosur nga një kapsoll.
9-vjeçari ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca për tu dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po nis hetimet. Ndonëse nuk janë të lejuar që të shiten, mjete piroteknike gjenden lehtësisht në treg dhe mund të blihen edhe nga fëmijët.
Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime të lehta në fytyrë (skuqje).
Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.




