Subscribe

Atentat ndaj boksierit te ekipit te Vllaznise. Nelson Hysa është plagosur me armë zjarri pasditen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur ndodhi në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, ndërsa 32-vjeçari që garonte ishte duke hyrë ne nje dyqan.

 

Autorët e kanë qëlluar Hysën me dy plumba në pjesën e poshtme të barkut. Kampioni i Shqipërisë ne boks është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i nënshtruar ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjeket konfirmojnë se Hysa është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat fatmirësisht nuk i kane prekur organet jetësore.

 

Sipas dëshmitarëve ne vendin e ngjarjes autorët udhëtonin me nje motor dhe ishin te veshur me te zeza,  ndërsa mbanin edhe skafandër. Ata kanë qëlluar me pistolete ne drejtim te 32-vjeçarit dhe janë larguar me shpejtësi. Uniformat blu te Shkodrës kanë ngritur postblloqe ne pikat kryesore te qytetit. Hysa nuk njihet si person me precedent penal, çka ka vështirësuar edhe punën e policisë per zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *