E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset me armë zjarri bariu në Sarandë, transportohet drejt Tiranës

Një 60-vjeçar është plagosur këtë të hënë në Sarandë.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në në Piqeras të Sarandës, ku shtetasi me iniciale L.H. 60 vjec, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, bari me bagëti të imta në këtë fshat.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se 60-vjeçari ështëtransportuar për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.

 

Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë