E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset me armë i riu shqiptar në Greqi, shoku e braktis në makinë dhe largohet

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Sipas mediave greke, autorët kanë qëlluar nga një mjet tip “Audi” në drejtim të makinës ku ishte pasagjer  shqiptari.

Ndërkohë shoferi e la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. I riu është dërguar me autoambulancë në spital, teksa nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë