Subscribe

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në “Komunën e Parisit” ku mbeti i plagosur një i ri.

“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”, thuhet ne njoftimin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *