Një polic i forcave “Shqiponja” është plagosur gjatë trazirave këtë të shtunë në Shkodër.

 

Në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat, policia e Shkodrës bëri të ditur se efektivi është plagosur pasi u godit me sende të forta gjatë tubimit të kësaj të shtune.

 

Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson. Pjesmarrësit në tubim  kanë demtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

 

Policia e Shkodrës nuk ndërhyri në asnjë moment gjatë protestyes u ku shkaterrua selia e PS, por ardhja e FNSH bëri që protestuesit të shpërndaheshin nga gazi lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *