E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset efektivi i policisë nga kapsollat e protestuesve

Policia e Shtetit konfirmoi plagosjen e të paktën një efektivi gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike dhe sendeve te tjera të forta nga protestuesit opozitare drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia e shtetit njofton se drejt drejtorisë së përgjithshme janë hedhur një numër I madh kapsollash të ndaluara.

Bëhet e ditur se punonjësi I policisë I plagosur është derguar menjehere për mjekim në spital.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë