Nje biznesmen është bere shënjestër e një atentati me armë zjarri mëngjesin e kësaj të premteje, në vendin e quajtur ” Rruga e Gjerë” në qytetin e Shkodrës. 50-vjeçari Berhan Vishnja ka qenë duke dalë nga makina, kur i është afruar një motor, ne te cilin udhëtonin dy persona me skafandra ngjyrë gri. Ata kanë qëlluar 3 herë me armë zjarri, duke e plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Menjëherë pas sulmit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë dëshmitarët e rastësishëm ata qe i kanë ardhur në ndihmë Vishnjes, duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime spitalore konfirmojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia sekuestroi pamjet filmike të disa bizneseve aty pranë. Një nga pistat e hetimit lidhet me konfliktin per shkak te borxheve. Berhan Vishnja ishte pronar i një ushqimoreje në qytetin e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *