Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Sipas policisë, sot rreth orës 05:00, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *