E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset 56-vjeçari në Lezhë

Një 56 -vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Lezhës në rrethana ende të paqarta. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është Leonard Noka, banor i këtij qyteti. Sipas policisë, ai është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që lëvizte me makinën e tij tip Bmw. Mjeket bënë me dije se ai ka disa plagë në trup, të shkaktuara me armë zjarri. Nuk është e qartë se si është plagosur 56-vjeçari dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur në Ishull Lezhë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë