E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset 40-vjeçari në minierën e Bulqizës

Një minator dyshohet se është plagosur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës.

Burime bëjnë me dije se minatori 40-vjeçar ka qenë duke punuar në thellësi të tokës kur është plagosur teksa është goditur nga një masiv gurësh.

Ai është dërguar fillimisht për mjekim në spitalin Bashkiak të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se pasi është mjekuar, 40-vjeçari me inicialet A.N është dërguar për një kontroll më të specializuar në Spitalin  Rajonal të Dibrës.

Bluzat e bardha të këtij spitali thanë se 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë