Subscribe

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pranë Bashkisë së qytetit, ku pas një konflikti, një person ka qëlluar me armë duke plagosur Eqerem Kazazin, djalin e tij Irkid Kazazin si dhe Dritan Xhixhen. Nga të dhënat e para mësohet se autori i krimit, Sajmir Kurti, është konfliktuar fizikisht me Erkid Kazazin dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar disa herë. Ai ka tentuar më pas të largohet, por është arrestuar nga policia.
Në vendin e ngjarjes blutë e kavajas kanë sekuestruar 5 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë model tip TT.
Dëshmitarët thanë se palët në fillim shkëmbyen fjalë fyese e më pas u përdor arma. Policia dyshon se konflikti ka motive banale. Sajmir Kurti njihet si mbështetës i kryebashkiakut Elvis Rroshi. Ndërsa Irkid Kazazi është kryetar i Forumit Rinor te Partisë Demokratike te qytetit. Ndërkohe demokratet kane reaguar per ngjarjen. Arben Ristani teksa vizitoi te plagosurit ne spital tha se autori u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e kryetarit te Partisë Socialiste te Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *