Subscribe

Një konflikt i çastit mes 4 personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe për pasojë 3 prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë pranë një dyqani në lagjen numër 11 të Durrësit, ku të plagosur kanë mbetur Elvis Kurti, i cili është plagosur me armë zjarri dhe Ervin Qerimi e Eloert Hoxha, të dy të plagosur me thikë. Po ashtu mësohet se në konflikt është përfshirë edhe Elton Hoxha. Tre të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku Elvis Kurti i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe një në qafë ndodhet në gjendje të rëndë. Blutë theksojnë se Elton dhe Eloert Hoxha janë persona me precedent penal. Në lidhje me ngjarjen, policia tha se ka marrë masën e ndalimit në flagrancë ndaj të katër personave, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbi autorësinë dhe shkakun e konfliktit. Burimet të policisë të qyteti bregdetar, pohojnë se  ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të momentit, ndërsa po verifikohet edhe një konflikt që personat mund të kenë pasur disa ditë më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *