E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosën rëndë me armë 26 vjeçarin, identifikohen 4 autorët

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut”  në Mirditë.

Në këtë ngjarje mbeti i plagosur me armë zjarri Fredik Leka.

Pas hetimeve të bëra nga policia dhe prokuroria rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri 26 vjecarin Frederik Leka.

Ky I fundit ndodhet në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.

Reklamë

I plagosori ka qene i denuar per droge ne Greqi ndersa ne 2013 i kane vrare babane me arme afer baneses.

Policia e Qarkut Lezhë  vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve  të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë