E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosen me thikë dy vëllezër në Tiranë

Agim Karafili, 51 vjeç dhe Agron Karafili, 57 vjeç (vjeç) kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.

Policia bën me dije se dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin Sh.H, 51 vjeç, i cili pas debatit i ka goditur me thikë.

“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer)”, njofton policia.

Dy vëllezërit Karafili janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në polici për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë