E diel, 1 Nëntor 2026 Pa Familje deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Plagosen me thikë dy persona në Prishtinë, shpallet në kërkim autori

Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

“Sot rreth orës 21:20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.

Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë