E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosën disa herë me thikë të riun, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Përmetit pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20 vjeçar.

 

Personat e arrestuar janë me inicialet A.Z., 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç.

 

Reklamë

Sipas policisë, mbrëmjen e të mëkrurës në pedonalen e qytetit dy të rinjtë pas një sherri goditën disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh., 20 vjeç.

 

I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore pas plagëve të rënda.

 

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika ndërsa materialet I kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë