Kronikë
Plagosën 37-vjeçarin, pranga dy personave në Berat

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen për plagosjen e një personi.
Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit me iniciale F.T, 29 vjeç dhe M.Xh, 22 vjeç, të dy banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Ndalimi i tyre është bërë, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, për motive të dobëta, kanë goditur me send të mprehtë shtetasin B.Z, 37 vjeç, banues në Berat.
Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




