E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Plagos ish-dhëndrin, burg për 54-vjeçarin në Korçë

Gjykata e Korçës  ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për Nizami Bezatin, i cili akuzohet se plagosi me sëpatë ish-dhëndrin e tij.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Kamenicë, ku i riu me inicialet S.M., u godit nga ish-vjehrri i tij 54-vjeç pas një konflikti që siç thotë policia ishte për motive të dobëta.

 

Reklamë

Pak pas krimit autori i autori i plagosjes u ndalua nga policia, ndërsa dyshohet se prishja e lidhjes me vajzën e tij dhe problemet e lindura pas ndarjes kanë qenë shkaku i ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë