Plagos bashkëshorten me armë zjarri, teksa e dërgonte në spital pësojnë aksident

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Një grua është është qëlluar me dy plumba në kraharor nga burri i saj, gjatë ditës së djeshme në fshatin Perqevë të Klinës.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes çiftit, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Gjatë kohës që familjarët ishin duke e dërguar të plagosurën për trajtim mjekësor, të njëjtit kanë pësuar aksident rrugor, ku kanë humbur kontrollin mbi automjetin me të cilin ishin duke lëvizur dhe kanë dalur jashtë rrugës.
E plagosura më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
“Në aksident janë lënduar dy persona. E plagosura është dërguar me ambulancë në Spitalin Regjional të Pejës, ndërsa dy të lënduarit në aksident janë dërguar në QMF në Klinë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë, ndersa është sekuestruar edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet që është plagosur gruaja, mëson Vizion Plus.




