Subscribe

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme. Deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra duke iu përgjigjur drejtpërdrejt deklaratave të bashkëshortit të saj, kryetarit të PL, Ilir Meta.

Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash, por ka nevojë për hapje dhe për anëtarësime të reja. Ndër të tjera, deputetja theksoi se nga familja e vogël, krijohet familja e madhe prandaj është e rëndësishme që kjo familje të mos shkatërrohet.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryemadhi: Tradhtarët në krye të PL-së, ku nga këto jam unë një prej tyre, u kanë mbyllur derën pjesës më të madhe tuajës. Mendoj që prioritete e PL nuk janë përjashtimet, por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Edhe Kryemadhi bën gabime sepse nuk është e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka më çfarë kokash të presim. PL ka nevojë për një program që i krijon mundësi grave dhe vajzave të cilat kanë mundësi për t’i dhënë dorën qindra mijëra të rinjve dhe të rejave për tu përfshirë. Votat nuk bëhen me Like dhe share, por duke takuar njerëzit dhe duke zgjidhur probleme. Ka zgjidhur Monika Kryemadhi shumë probleme sepse kjo është detyra jonë, të forcojmë institucionin e familjes dhe jo ta shkatërrojmë, sepse familja e vogël krijon familjen e madhe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *