E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pjetri i përgjigjet PD: Jam i hapur për çdo verifikim

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar pas akuzave të forta të Partisë Demokratike se është dëbuar dhe shpallur “non grata” nga Italia.

 

Në një prononcim për gazetarët Pjetri ka mohuar në mënyrë të prerë akuzat e PD, duke theksuar se nuk ka qenë asnjëherë i dëbuar nga Italia apo i arrestuar.

 

Reklamë

“Kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim, kam thënë se jam mëse i hapur për çdo hetim. Shkresa e PD është në Prokurori të Përgjithshme dhe priten verifikimet. Jam mëse i hapur për çdo verifikim. Ky më shumë ngjan me një gjyq publik. Asgjë dhe askush nuk na ndal për të punuar për Bashkinë Shkodër dhe për qytetarët. Në Itali kam shkuar disa herë, por nuk kam pas asnjë problem. Sa i përket akuzave, shkresa është në Prokurori. Duhet të presim përfundimet dhe të flasim”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë