Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton që procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër ka përfunduar.

 

Sipas Komisionit, ‘nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021’.

 

Komisioni njofton që ka vendosur të shtyjë orarin e votimit për të gjitha ato qendra ku ende interesi i votuesve demokratë është i lartë dhe ka fluks.

 

Procesi i votimit do te vijojë derisa të ketë votuar edhe demokrati i fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *