E hënë, 23 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, përfundon në pranga 20-vjeçari shqiptar në Itali

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të martë nga policia italiane. Ai u kap në flagrance, teksa po shpërndante lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, i riu rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike.

Nën hetim është marrë edhe një bashkëatdhetar i të riut, si ndihmës në rrjetin e trafikut të drogës. Të dy u akuzuan gjithashtu për hyrje pa leje, duke zënë shtëpinë ku jetonin.

E gjitha filloi falë informacioneve nga banorët e zonës së “Via Piave”. Ata raportuan aktivitet të dyshimtë dhe lëvizje të çuditshme.

Reklamë

Oficerët ngritën një roje sigurie dhe dokumentuan “marrëveshjet” e 20-vjeçarit. Pastaj oficerët ngritën një kurth dhe kapën shqiptarin me 25 gramë kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

I riu u izolua në paraburgim në Peruxhia, kurse miku i tij po hetohet në gjendje të lirë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë