Ish-shefi i Krimit kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar në polici.

Ai akuzohet si i përfshirë në dosjen “Habilaj” për trafikun e kanabisit.

Mësohet se Kohila është vetëdorëzuar në prani të avokatit të tij. Më datë 1 dhjetor, Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 8 vite.

Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se Kohila ka pasur një rol aktiv, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

 

Vijon…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.