Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, pjesw e grupit kriminal tw Laert Haxhiut, të cilët u gjykuan me procedurë të shkurtuar për disa vepra të rënda penale.
Të dy të pandehurit akuzoheshin për “shkatërrim prone me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” si dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Gjykata ka dënuar Kristi Bixhekun me 3 vite e 6 muaj burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 4 muaj burgim.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për të një dënim prej 8 vitesh burg, i reduktuar në 6 vite me gjykim të shkurtuar, por gjykata e ka shpallur pjesërisht të pafajshëm për disa episode të akuzës.
Ndërkohë, Artan Tafani është dënuar fillimisht me 7 vite burg. Edhe në rastin e tij, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 4 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Tafani ka përfituar ulje të mëtejshme të dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg.





